E Diel, 1 Nëntor 2026

VIDEO/ Pamje të rënda! I riu protestues me plagë të shumta në trup, u qëllua disa herë me plumba gome nga policia

Pamje të rënda janë regjistruar si pasojë e dhunës policore gjatë protestës studentore të 20 tetorit, ku një i ri ka marrë disa plagë në trup pasi është qëlluar disa herë me plumba gome nga policia.

i riu u qelluar me plumba gome (1)

Siç shihet në pamjet e publikuara nga gazetari Osman Stafa, i riu ka shenja të dukshme gjakosjeje në krah, shpinë dhe në pjesën e brinjëve.

Pamjet ngrenë dyshime mbi mënyrën e përdorimit të plumbave të gomës gjatë ndërhyrjes policore. Sipas protokolleve, këto mjete duhet të përdoren duke respektuar distancën e goditjes për të shmangur dëmtimet e rënda.

Edhe në raste goditjesh, gazetari shprehet se goditja nga ana e policisë bëhet në drejtim të pjesëve të këmbëve.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›