E Diel, 1 Nëntor 2026

VIDEO/ Përfshihet nga flakët banesa në Lezhë

Një banesë është përfshirë nga flakët në fshatin Gajush të Lezhës mesditën e kësaj të shtune.

Vizion Plus mëson se banesa është në pronësi të shtetasit Pjetër Gjonaj, dhe është djegur pjesërisht. Fatmirësisht, nuk raportohet për persona të lënduar, por ka dëme të shumta materiale.

Nuk dihet ende shkaku i rënies së zjarrit në banesë. Forcat zjarrfikëse ndodhen në vendngjarje dhe po bëjnë të mundur ndalimin e përhapjes së mëtejshme të zjarrit.

/vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›