E Hënë, 2 Nëntor 2026

Zjarr i qëllimshëm në Pogradec, ‘kërcënim’ për faunën e egër

Zjarri i qëllimshëm në kallamishtet e liqenit në zonën e njohur si “Gur i Kuq” zjarri ka përfshirë një sipërfaqe të konsiderueshme dhe vazhdon të përhapet për shkak se kallamishtet janë të thata.

Më shumë sesa djegia e bimësisë dëmi shkakton problem për faunën e egër të liqenit, pasi vende të tilla janë fole për guzat, rosat etj, të cilat në periudha të ndryshme mbarshtojnë vezët.

Zjarrfikësit kanë mbërritur në vendngjarje dhe fal punës së tyre u bë izolimi dhe shuarja e flakëve të të cilat rrezikonin të përhapeshin edhe më shumë.

/vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›