E Hënë, 2 Nëntor 2026

VIDEO/ Periferia e Londrës në flakë, mbulohet e gjitha nga tymi i zi! Çfarë po ndodh?

Një zjarr i fuqishëm shpërtheu mesditë e së martës, në një depo në Bridge Road, Southall, në perëndim të Londrës, në një ndërtesë e cila dyshohej se kishte brenda fishekzjarrë dhe shishe.

Sipas Departamentit të Zjarrfikësve të Londrës, 150 zjarrfikës me 25 automjete po punojnë për të shuar zjarrin.

“Zjarri po prodhon një sasi të madhe tymi, i cili duket në të gjithë Londrën Perëndimore. Banorët janë këshilluar të mbajnë dyert dhe dritaret të mbyllura. Trafiku në zonën përreth është bllokuar.

Deri tani nuk dihen shkaqet e zjarrit ndërsa nuk raportohet për të lënduar apo viktima.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›