E Diel, 1 Nëntor 2026

VIDEO/ Përmbytje në Qeparo, preken banesa dhe toka bujqësore

Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar përmbytje në zonën e Qeparos, ku vërshimi i ujit ka përfshirë rrugë, toka bujqësore dhe disa banesa.

Sipas të dhënave, intensiteti i lartë i reshjeve në një kohë shumë të shkurtër e ka bërë të pamenaxhueshme gjendjen, ndërsa infrastruktura kulluese nuk ka arritur të përballojë fluksin e madh të ujit.

Autoritetet vendore dhe strukturat përkatëse ndodhen në terren dhe po punojnë për normalizimin e situatës, si dhe për pastrimin dhe zhbllokimin e kanaleve nga dheu dhe materialet inerte të sjella nga vërshimi i përrenjve.

Ndërkohë, bashkia Himarë ka bërë thirrje qytetarëve të shmangin lëvizjet e panevojshme.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›