VIDEO/ Prej 4 muajsh e shembur, asnjë ndërhyrje në Unazën e Burrelit

Unaza e poshtme e qytetit të Burrelit vijon të jetë e shkatërruar.
Ndonëse duhej të ishte në funksion prej të paktën 6 muajsh, kjo rrugë prej vetëm 900 metra lienare ka pësuar 4 shembje të mëdha duke e bërë totalisht të pakalueshme.
Projekti u zbatua nga firma “Ulza shpk” me një fond prej rreth 1.2 milion eurosh, financuar nga Autoriteti Rrugor Shqiptar.
Rikonstruksioni i plotë i unazës do të shmangte kalimin e mjeteve të tonazhit të përmes qytetit të Burrelit, por asnjë ditë nuk e kreu këtë funksion.
Pak muaj më parë ARRSH dërgoi një grup ekspertësh për të vlerësuar dëmin e shkaktuar si dhe deklaroi se do të ndërhynte me një tjetër investim për të riparuar shembjet e pësuara.
Ekspertët kanë parashikuar ndërtimin e pilotëve në një gjatësi 300 metra lineare, por investimi akoma nuk ka nisur.