VIDEO/ Protestuesit u ‘strehuan’ te “Taiwan-i”, policia ndërhyn dhe kryen arrestime
Tensionet gjatë protestës në Tiranë janë shoqëruar me ndërhyrjen e policisë pranë zonës së “Taiwan-it”, ku 3 protestues janë arrestuar.
Sipas pamjeve, pasi policia hodhi ujë, gaz lotsjellës dhe kapsolla, protestuesit u drejtuan për t’u ‘strehuar’ te Taiwan-i.
Pas disa minutash tentativa jashtë godinës, policia arriti të futën në lokal për të kryer arrestime.
Nga pamjet, shihet se ata kanë shoqëruar disa persona, të cilët kanë dalë nga lokali të shoqëruar nga efektivët.

