VIDEO/ Protesta e studentëve dhe pedagogëve të Ministria e Arsimit, policia tenton të zmbraps turmën me ujë dhe gaz lotsjellës
Studentët dhe pedagogët e mbledhur në protestë para Ministrisë së Arsimit, janë përplasur me efektivët e policisë.
Efektivët kanë tentuar të zmbrapsin turmën duke përdorur ujë dhe gaz lotsjellës, në përpjekje për të shpërndarë protestuesit.
Ndërkohë protestuesit janë përgjigjur me gur në drejtim të forcave të policisë.
Siç shihet edhe nga pamjet policia ka përparuar me gaz dhe ujë, duke e zhvendosur turmën nga ministria drejt qendrës së Tiranës.