E Enjte, 5 Nëntor 2026

VIDEO/ Qielli ‘ngjyroset’ me të kuqe, përthyerja e pazakontë e dritës shkakton fenomenin e rrallë në Kinë

Qyteti Zhoushan i Kinës është bërë kryefjala e rrjeteve sociale, e kjo për shkak të një fenomeni të pazakontë që i ka dhënë qiellit një ngjyrë të kuqe të flaktë. ‘Daily Mail’ ka publikuar foto e video të fenomenit, ku duket ngjyra e kuqe mbi qytet.

Byroja Meteorologjike në Kinë ka sqaruar se fenomeni krijohet kur kushtet e motit janë të mira dhe grimcat e ujit në atmosferë thyejnë dhe shpërndajnë dritën e anijeve të peshkimit, duke krijuar qiellin e kuq.

Ata shtojnë po ashtu se edhe grimcat nga shpërthimi vullkanik i Tongas në vitin 2022 mund të ketë kontribuar në përthyerjen e dritës./ rtsh.al

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›