E Diel, 1 Nëntor 2026

VIDEO/ Raketa iraniane godet Jerusalemin e Vjetër

Një shpërthim ndodhi të premten pranë Murit Perëndimor dhe Xhamisë Al-Aksa, kur një raketë iraniane goditi Lagjen Hebraike në Qytetin e Vjetër të Jerusalemit.

Pamjet video nga zona tregojnë momentin kur një fragment i një rakete balistike iraniane goditi qytetin, duke dëmtuar një parking në lagje, rreth 350 metra larg nga Mali i Tempullit.

Sipas zëdhënësit të Forcave të Mbrojtjes Izraelite, raketa u rrëzua para se të arrinte në objektiv, por fragmente të saj ranë dhe shkaktuan dëme në vendngjarje. Incidenti ndodhi rreth 400 metra larg Murit Perëndimor dhe kompleksit të Xhamisë Al-Aksa, në zonën e Malit të Tempullit.

Shërbimet mjekësore nuk raportuan viktima nga sulmi, megjithëse dëmet mbeten të konsiderueshme në zonën e parkingut. Nga ana e saj, Irani nuk ka bërë një deklaratë zyrtare lidhur me sulmin.

“Regjimi iranian dëshmon edhe një herë se po qëllon pa dallim, qoftë në zona civile apo në vende të shenjta, të gjitha me qëllim shkatërrimin e Izrael”, tha IDF në një postim, duke ndarë edhe një foto nga vendi i ngjarjes.

“Ajo që shihni këtu është rezultat i raketave iraniane. Qyteti i Vjetër në Jerusalem, pikërisht pranë Malit të Tempullit, u godit nga fragmente raketash iraniane”, theksojnë ata.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›