E Hënë, 2 Nëntor 2026

VIDEO/ Rrëzohet avioni në Filadelfia, qendra tregtare, shtëpia dhe makinat në flakë

Një avion me gjashtë persona në bord (4 anëtarë ekuipazhi dhe 2 pasagjerë – një pacient pediatri dhe një stjuardesë) që kryente një transport ajror të pacientit, u rrëzua pranë qendrës tregtare Roosevelt në Filadelfia , Pensilvani, SHBA. Shpërthimi shkaktoi zjarr, duke bërë që të paktën një shtëpi dhe disa makina të shpërthejnë në flakë.

Siç shihet në pamjet e transmetuara nga rrjetet televizive, vendndodhja i ngjan një zone të bombarduar, ndërsa numri i viktimave mbetet i paqartë për momentin.

Drone Footage from above of the Plane Crash Scene in Northeast Philadelphia pic.twitter.com/9vI9jWvBxO

— PhillyCrimeUpdate (@PhillyCrimeUpd) February 1, 2025

Kompania që operoi fluturimin, Jet Rescue Air Ambulance, tha në një deklaratë se katër anëtarë të ekuipazhit ishin në bordin e avionit, së bashku me pacientin pediatër dhe një stjuardesë. Në bordin e avionit ishin një pilot, bashkë-pilot, mjeku, pacient pediatri dhe nëna e tij. Ata ishin të gjithë shtetas meksikan.

/vizionplus.tv

#ALMOMENTO ????????????I Salen nuevas imágenes del accidente aéreo del Learjet 55 en el Roosevelt Mall de Filadelfia.#ÚltimaHora #Importante #Urgente #EEUU pic.twitter.com/fI7frgPXup

— Josue Aguilar (@josuealeexis) February 1, 2025

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›