E Diel, 1 Nëntor 2026

VIDEO/ Sherr në avion, piloti kryen ulje emergjente

Një sherr në bordin e një avioni të kompanisë Jet2, gjatë një fluturimi nga Turqia drejt Mançesterit, ka detyruar pilotin të kryente një ulje emergjente në Bruksel.

Sipas dëshmitarëve, konflikti nisi kur një pasagjer dyshohet se u përpoq t’i merrte telefonin një tjetri.

Situata u përshkallëzua me shpejtësi në përleshje fizike në korridorin e avionit.

Pasagjerët raportuan për gjak në sedilje dhe madje dhëmbë në dysheme.

Pas uljes në Bruksel, policia hipi në avion dhe arrestoi dy persona. Piloti u tha më vonë pasagjerëve se gjatë 30 viteve karrierë mund t’i “numëronte uljet emergjente me njërën dorë” dhe se nuk kishte parë kurrë një incident kaq të dhunshëm.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›