E Diel, 1 Nëntor 2026

VIDEO/ Shkrumbohet nga flakët një lokal në zonën e Qafë Shtamës

Rreth orës 4 të mëngjesit, një lokal në zonën e Qafë Shtamës është përfshirë nga flakët, duke u shkrumbuar plotësisht së bashku me bujtinën përreth. Si pasojë e zjarrit janë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.

Sipas pronarit të objektit, Bukurosh Balliu, dyshohet se shkak i ngjarjes kanë qenë luhatjet e tensionit elektrik, të shkaktuara nga erërat e forta. Këto luhatje mendohet se kanë krijuar shkëndija elektrike, të cilat më pas kanë çuar në përhapjen e flakëve.

Fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa autoritetet pritet të zbardhin plotësisht shkaqet e zjarrit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›