E Diel, 1 Nëntor 2026

Zjarri në landfillin e Bushatit, në ditën e tretë/ 20 mjete zjarrfikëse të angazhuara për shuarjen e flakëve

Vazhdon në ditën e tretë djegia në landfillin e Bushatit. Forcat e shumta të angazhuara për të shuar zjarrin kanë bërë të mundur lokalizimin e tij dhe moslejimin e përhapjes në pjesën tjetër të landfillit.

Reshjet e shiut gjatë natës dhe paradites së sotme kanë ndikuar pozitivisht në uljen e intensitetit të flakëve në landfill dhe kanë ndihmuar forcat zjarrfikëse dhe punonjësit në punën e tyre.

Aktualisht po punohet edhe me hedhje dherash me qëllim shuarjen e flakëve.

Janë mbi 20 forca të angazhuara nga Vau i Dejës, Shkodra dhe Lezha që po punojnë në shuarjen e plotë të flakëve./abcnews.al

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›