VIDEO/ “Shota”, simbol i fuqisë dhe inovacionit! Merr formë në Industrinë e Mbrojtjes “Made in Albania”

“Shota”, simbol i ri i fuqisë dhe inovacionit në industrinë e mbrojtjes shqiptare, po shënon një hap të rëndësishëm drejt zhvillimit të kapaciteteve vendase në këtë sektor strategjik.
Ky projekt, që mban vulën “Made in Albania”, konsiderohet një tregues i qartë se vendi po kalon nga ambicia në realizim konkret në fushën e mbrojtjes dhe teknologjisë ushtarake.
Ministria e Mbrojtjes ka ndarë pamje në Facebook, ndërsa shprehet se “Shota po merr formë në Industrinë e Mbrojtjes “MADE IN ALBANIA”.
Më tej nënvizon se “Shota” shihet si një dëshmi se industria e mbrojtjes shqiptare nuk është më thjesht një ambicie, por një realitet në zhvillim.
Reagimi në Facebook;
Mirëmëngjesi me SHOTA, simbol i fuqisë dhe inovacionit që po marrin formë në Industrinë e Mbrojtjes “MADE IN ALBANIA”. Nuk është më ambicie, është realitet!