E Hënë, 2 Nëntor 2026

VIDEO/ Shpërthim në një fabrikë në Spanjë, dy të vdekur dhe një i zhdukur

Një shpërthim në një fabrikë pranë Alicante, në Spanjën juglindore, ka vrarë të paktën dy persona dhe ka plagosur rëndë dy të tjerë, raportoi Agence France-Presse, duke cituar shërbimet e zjarrfikëses.

Një person rezulton i zhdukur.

???? Se ha producido una explosión en una fabrica en el municipio de Ibi (A). Se han movilizado diversas dotaciones de @BomberosDipuALC además de varios recursos de @GVASESCV ????????@ayuntamientoibi #IbiEmergencias ????

???? @DonPatronEth pic.twitter.com/Q2g2RK8nc0

— VOST Comunitat Valenciana (@VOSTcvalenciana) November 27, 2024

Ngjarja ndodhi në një fabrikë polistireni. Autoritetet u njoftuan pak para orës 12:00 me orën lokale.

“Pas këtij shpërthimi, një pjesë e objektit industrial është shembur, çatia ka rënë dhe rreth 50% e sipërfaqes së objektit është rrafshuar, që do të thotë se janë shembur edhe disa mure të brendshme”, thanë zjarrfikësit.

Në një fjalim në parlament, kryeministri Pedro Sanchez shprehu “mbështetjen e qeverisë spanjolle” për viktimat, si dhe për zjarrfikësit dhe ekipet e shpëtimit që punojnë në vendngjarje./vizionplus.tv

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›