E Diel, 1 Nëntor 2026

VIDEO/ Shpërthimi me tritol në automjetin e avokatit në Tiranë, pamje nga vendngjarja

Një shpërthim i fuqishëm është regjistruar në orët e para të mëngjesit të kësaj të marte në Tiranë, ku objektiv ka qenë një automjet tip “Mercedes-Benz GLE”, në pronësi të bashkëshortes së avokatit Idajet Beqiri.

Ngjarja ka ndodhur pranë rrugës “Myslym Shyri”, ku dyshohet se në automjet është vendosur një sasi lënde plasëse, e cila ka shpërthyer në orët e para të mëngjesit.

Pas shpërthimit, në vendngjarje kanë mbërritur forca të shumta policie, të cilat po kryejnë veprimet e nevojshme për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

ABC News ka siguruar pamje nga vendi ku ndodhi shpërthimi, ndërsa pritet që hetimet të hedhin dritë mbi autorët dhe motivet e mundshme të kësaj ngjarjeje.

/abcnews.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›