VIDEO/ Studentët në revoltë kundër Ramës, Shkodra Elektronike: Këta të rinj e çojnë Shqipërinë në Evropë! Kanë mprehtësi e guxim!
Muzikani i “Shkodra Elektronike”, Kolë Laca ka dalë në mbështetje të studentëve, të cilët janë ngritur në revoltë kundër kryeministrit Edi Rama duke i kërkuar dorëheqjen.

Përmes një videomesazhi në rrjete sociale, ai thekson se janë këta të rinj që do ta dërgojnë vendin në Bashkimin Evropian, për mprehtësinë dhe guximin që po tregojnë.
Ai thekson se duhet të shkojmë të gjithë në mbështetje të tyre, ndërsa shton se Evropa duhet që të mësojë për shembullin që po tregojnë të rinjtë shqiptarë.
“Pa dorëheqjen e kryeministrit ne nuk tërhiqemi. Pashë intervistën e një student në News24. Kush e çon Shqipërinë në evropë, ky student e çon dhe shokët e tij. Që kanë këtë dialektikë, mrehtësi, fjalor, e guxim dhe po që duhet edhe me shkuar me i parë. E kuptojmë se jo kushdo që mund të shkojë se policia fillon e qëllon me gaz e ujë pa asnjë provokim. Këto të rinjtë nuk e kishin problem hiç. Veç respekt kam. Është një protestë në Shqipëri që sinqerisht nuk më vjen me thënë se kush e çon Shqipërinë në Evropë, Evropa duhet me ardhur këtu e me mësuar prej nesh”, thotë ai.