E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

VIDEO/ U bllokua në Malin e Dajtit, pas disa orësh kërkime gjatë natës, shpëtohet turisti çek

Një turist çek i cili kishte humbur orientimin e rrugës gjatë eksplorimit në Malin e Dajtit, është shpëtuar nga autoritetet.

Turisti çek kishte mbetur i bllokuar për shkak të terrenit të vështirë dhe errësirës.

Pas disa orësh kërkime gjatë darkës, është lokalizuar vendndodhja dhe është bërë e mundur gjetja e turistit 33-vjeçar, në gjendje të mirë shëndetësore dhe më pas është transportuar në hotelin ku po qëndronte.

/abcnews.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›