E Diel, 1 Nëntor 2026

VIDEO/ Vazhdojnë tensionet në Ligën Saudite, Benzema përplaset me gazetarin

Karim Benzema u përfshi në një debat të ashpër me një gazetar pak çaste pasi shënoi një “trigolësh” në debutimin e tij me Al Hilal.

Sulmuesi 38-vjeçar refuzoi një zgjatje të kontratës me Al Ittihad për t’u bashkuar me liderët e Ligës Profesionale Saudite ditën e hënë duke tensinuar marrëdhëniet.

Tensionet u rritën midis Benzemas dhe Al Ittihad pasi francezi mori kushtet e rinovimit të kontratës me Al Ittihad. Ish-fituesi i Topit të Artë e konsideroi ofertën fyese dhe më pas ra dakord për një kontratë njëvjeçare me Al Hilal. Megjithatë, pavarësisht skepticizmit mbi marrëveshjen, Al Hilal pretendoi se pronari i pakicës, Princi Alwaleed bin Talal, financoi transferimin e Benzemas.

Ish-sulmuesi i Lyonit dhe Real Madridit e nisi jetën në klubin e tij të ri në mënyrën perfekte duke shënuar një “hat-trick” në fitoren 6-0 ndaj Al Akhdoud të enjten në mbrëmje.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›