E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

VIDEO/ Vodhën një parukeri, në pranga 26-vjeçari, procedohet dhe një e mitur

Lezhë-Një 26-vjeçar është arrestuar nga policia e Lezhës dhe gjithashtu është proceduar penalisht dhe motra e tij 17-vjeç pasi gjatë natës kanë hyrë me forcë në një parukeri, duke vjedhur artikuj të ndryshëm.

Ndërkohë janë sekuestruar artikujt e vjedhur nga të rinjtë. Ngjarja ka ndodhur një ditë më parë në lagjen “Besëlidhja” në Lezhë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Lezhës, për veprime të mëtejshme.

/abcnews.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›