E Diel, 1 Nëntor 2026

Vetëvendosje nominon sërish Albin Kurtin për kryeministër

Lëvizja Vetëvendosje ka nominuar sërish liderin e saj Albin Kurtin për kryeministër në zgjedhjet e jashtëzakonshme të 28 dhjetorit.

Vendimi u mor në mbledhjen e 61-të të Këshillit të Përgjithshëm të kësaj partie.

Kujtojmë se Lidhja Demokratike e Kosovës ka nominuar kreun e partisë, Lumir Abdixhikun, kandidat për kryeministër të Kosovës në zgjedhjet e parakohshme, ndërsa PDK kreun e saj të ri Bedri Hamza.

LEXO EDHE: Pas 7 mandatesh, Memli Krasniqi nuk do të jetë në listën për deputet në zgjedhjet e 28 Dhjetorit

Në zgjedhjet e 9 shkurtit, Lëvizja Vetëvendosje fitoi 42.3% të votave. Por, kjo parti dështoi dy herë të formonte një qeveri, duke bërë që të hapej rruga për zgjedhje.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›