E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

VIDEO/ Zjarri në Lezhë, shkak dyshohet një shkëndijë elektrike, pronari i banesës tentoi të shuajë flakët

Zjarri ka përfshirë një banesë në lagjen “Skënderbeg” në Lezhë. Flakët kanë nisur në katin e tetë të një pallati.

Fatmirësisht, nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa zjarri ka shkaktuar vetëm dëme materiale. Pronari i banesës është shprehur se ka patur një shkëndijë elektrike dhe e ka konstatuar me vonesë.

Kur ka vënë re zjarrin ka tentuar të shuajë flakët por nuk ka mundur. Ndërsa kanë qenë komshinjtë ata që kanë njoftuar menjëherë zjarrfikësit dhe policinë.

/abcnews.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›