VIDEO/ Zjarri përfshiu tre banesa në Pogradec, evakuohen banorët

Një zjarr ka përfshirë tre banesë në Pogradec. Banesat që janë përfshirë nga zjarri mësohet se kanë qenë në çati të përbashkët. Ndërsa nga zjarri u dëmtuan pjesërisht edhe dy banesa të tjera, pasi flakët janë përhapur me shpejtësi edhe për shkak të erës së fortë.
Pas ndërhyrjes së ekipeve zjarrfikëse është bërë i mundur neutralizimi i zjarrit. Policia ka reaguar lidhur me këtë ngjarje, ndërsa theksohet se dyshohet se zjarri ka rënë aksidentalisht në banesën e një shtetasi 80 vjeç.
Siç shihet edhe nga pamjet flakët janë përhapur me shpejtësi. Nga rënia e zjarrit ka vetëm dëme materiale, ndërsa banorët janë evakuuar të gjithë.
/abcnews.al/