E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

VIDEOLAJM / Zyrtari i lartë i Bashkisë Tiranë viziton Veliajn te “Mine Peza”?

Sekretari i Përgjithshëm i Bashkisë së Tiranës, Alban Dokushi është parë sot tek Blloku i Sigurisë, aty ku mbahet kryetari i bashkisë Erion Veliaj.

Në pamjet e siguruara nga gazetarja Anila Hoxha, duket momenti teksa Dokushi del nga blloku i sigurisë, ndërsa nuk dihet ende nëse e ka takuar kryebashkiakun Veliaj.

Ky i fundit mbahet në rrugën “Mine Peza” që prej mesditës së djeshme, ku u arrestua me urdhër të SPAK.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›