E Diel, 1 Nëntor 2026

VIDEOLAJM/ Reshjet rikthejnë ndotjen në lumin Gjanica në Fier, uji merr ngjyrë të zezë

Me ardhjen e shirave, lumi Gjanica në Fier ndotet sërish. Uji ka marrë ngjyrë të zezë dhe shoqërohet me një aromë të rëndë, duke rikthyer shqetësimin për ndotjen e vazhdueshme të tij.

Përveç ndotjes nga hidrokarburet, dyshimet këtë herë lidhen edhe me derdhjen e mbetjeve nga fabrikat e përpunimit të ullirit.

Ndërsa ndotja vijon të përsëritet vit pas viti, shkaku konkret mbetet për t'u verifikuar dhe një zgjidhje përfundimtare për Gjanicën ende nuk duket në horizont.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›