E Martë, 3 Nëntor 2026

VIDEO/Nënkryetarja dhe stafi i komunës në veri të Kosovës shfaqen duke pirë kokainë në zyrë

Pamje të paprecedenta janë regjistruar në veri të Kosovës, ku nënkryetarja e komunës së Leposaviçit shfaqet duke konsumuar kokainë. Dragana Miletiq është filmuar në ambientet e brendshme të zyrës, si dhe në një nga tualetet e institucionit, teksa konsumon lëndën narkotike.

Po ashtu, ajo shfaqet teksa konsumon kokainë bashkë me një tjetër punonjës të komunës së Leposaviçit.

Miletiq shërben më objektin e komunës bashkë me një staf që është i përbërë nga serbë dhe shqiptarë dhe që udhëhiqet nga Lulzim Hetemi, i cili është edhe kryetari i kësaj komune.

Hetemi është ndër krerët e komunave të zgjedhur në veri të Kosovës, zgjedhje të cilat u pasuan me tensione të vazhdueshme në këto zona./vizionplus.tv/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›