Dialogu Kosovë-Serbi, Lajçak ‘zbarkon’ më 29-30 janar në Beograd dhe Prishtinë

I dërguari i veçantë për dialogun mes Kosovës e Serbisë, Mirolsav Lajçak pritet të vizitojë Prishtinën dhe Beogradin.
Lajçak do të vizitojë Beogradin më 29 janar dhe më pas do të “zbarkojë” në Prishtinë të martën, më 30 janar.
Ai pritet të takohet me përfaqësuesit e institucioneve vendore, ndonëse akoma nuk ka konfirmim nëse do mbahet një takim në mes të tij dhe kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit.
Gjithashtu bëhet e ditur se është konfirmuar mbajtja e takimit me zëvendëskryeministrin njëkohësisht kryenegociatorin e Kosovës, Besnik Bislimin.
Një ditë me herët, përkatësisht të hënën më 29 janar, Miroslav Lajçak do ndalet fillimisht ne kryeqytetin serb, Beograd ku Lajçak do të takohet me presidentin e Serbisë Aleksandër Vuçiç.
Kjo është vizita e parë për këtë vit 0e të dërguarit të BE-së për dialogun mes Serbisë dhe Kosovës.
Kjo vizitë, po zhvillohet në periudhën kur procesi i dialogut pothuajse ka ngecur mes dy vendeve.
Pas 14 shtatorit nuk ka pasur më takime ne nivelin më të lartë politik në kuadër të dialogut.
Vizitat që do të bëjë Lajçaku si në Prishtinë, ashtu edhe në Beograd pritet të diskutohet me të gjitha pikat e marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit të marrëdhënieve midis dy vendeve.
/rtsh.al/