VILNIUS – Lituania rrit investimet në dronë duke çuar në 3,2% të PBB-së shpenzimet për mbrojtjen

RIGA, 14 gusht /ATSH-DPA/ – Lituania do të rrisë shpenzimet e mbrojtjes në 3.2% këtë vit, deklaroi Ministria e Financave në Vilnius.
Qeveria e Lituanisë është e gatshme të investojë 130 milionë euro të tjera (143 milionë dollarë) për të financuar zhvillimin e dronëve dhe armëve të tjera.
Ministria e Mbrojtjes tha se ”fondet shtesë do të përdoren për të zbatuar projekte jetike të armëve, duke përfshirë sistemet e mbrojtjes me dron”.
Investimet e reja do t’i lejojnë vendit të tejkalojë objektivin e NATO-s për të shpenzuar të paktën 2% të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB) në mbrojtje, në një kohë kur vendet e tjera po përpiqen të përmbushin objektivin pas pushtimit rus të Ukrainës.
Gjermania është gati të arrijë objektivin në vitin 2024 për herë të parë në 20 vjet, me shpenzimet e mbrojtjes që arrijnë në 2,12% të PBB-së.
Lituania, e cila është gjithashtu anëtare e Bashkimit Evropian, ndan kufijtë me enklavën ruse të Kaliningradit dhe aleatin e Moskës, Bjellorusinë./ /os/