Asambleja e OKB, Rama poston foto: Në Harvard Club, diskutime mbi sfidat dhe përgjigjet shumëpalëshe për paqen

Kryeministri Edi Rama, i cili ndodhet në Nju Jork në kuadër të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, ka publikuar foto nga tryeza e diskutimeve në Harvard Club. Rama bën me dije se diskutimet u përqendruan mbi sfidat dhe përgjigjet shumëpalëshe për paqen, sigurinë dhe krizën energjetike
“New York – Në Harvard Club për tryezën e diskutimit mbi sfidat dhe përgjigjet shumëpalëshe për paqen, sigurinë dhe krizën energjetike”, shkruan Rama.
Kryeministri Edi Rama është takuar edhe me të dërguarin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ku diskutuan mbi situatën në Ballkanin Perëndimor.
Po ashtu kreu i qeverisë shqiptare zhvilloi një takim edhe me përfaqësuesin e lartë të BE-së për Politikën e Jashtme, Joseph Borrell.
/rtsh.al/