E Diel, 1 Nëntor 2026

VMRO-DPMNE dhe BDI fituese te zgjedhjeve parlamentare ne Maqedoni

Kryetari i Komisionit Shteteror te Zgjedhjeve Boris Kondarko ne konferencen e shtypit te mbajtur pas mesnate ka publikuar rezultatet e para paraprake nga zgjedhjet e 5 qershorit.

Ne nivel republikan jehona e daljes se qytetareve ne votime ka arritur ne 63.30 ndersa KSHZ deri me tani ka perpunuar 86.19 te rezultateve

Sipas ketyre rezultateve Koalicioni i udhehequr nga VMRO-DPMNE ka fituar 39.44 te votave LSDM 32.69 ndersa te blloku politik shqiptar BDI ka fituar 10.41 te votave dhe PDSH 5.41 te votave.

Pas shpalljes se rezultateve preliminare kane reaguar subjektet kryesore plitike. Kryetari i VMRO-DPMNE-s Nikolla Gruevski e ka vleresuar 5 qershorin si feste te demokracise ne Maqedoni. Zgjedhjet pa incidente korrekte dhe demokratike do te jene model i Maqedonise ne te ardhmen ka thene Gruevski.

Kryetarja e Socialdemokrateve Radmilla Shekerinska ka pranuar humbjen dhe njeherit ia ka uruar fitoren Gruevskit.

Rezultati qe eshte arritur ne keto zgjedhje do te na mundesoje qe ne muajt dhe vitet e ardheshme ne Parlament te jemi edhe me guximtare dhe te jemi nje opozite e forte e cila do te jete korigjues i denje i pozites

Kryetari i BDI-se Ali Ahmeti vlereson se fitues ne zgjedhjet e 5 qershorit eshte mbare populli shqiptar ne Maqedoni.Sipas tij fitorja u dedikohet gjithe shqiptareve te Maqedonise.

A keni pare ndonjehere zgjedhje me te lira me demokratike pa presion pa frike. Fitorja me e madhe eshte qe shqiptaret lirshem kane votuar dhe kete liri e kane siguruar bite dhe bijat e BDI-se

Kryetari i PDSH-se Menduh Thaci per here te pare ne historine e pluralizmit ne kampin politik shqiptar ne Maqedoni ka pranuar publikisht rezultatet dhe humbjen e partise se tij.

Sinqerisht ia uroj fitoren BDI-se dhe mendoj se ata tani se bashku me partnerin e vete do te jene ata qe do ta bejne apokalipsen e ketij shteti eshte shprehur kryetari i opozites shqiptare Menduh Thaci.

Vleresime pozitive per procesin e votimit ne Maqedoni kane dhene edhe ambasadori i SHBA-ve Filip Riker dhe ai i BE-se Piter Sorensen.

Autor Fatos Musliu/Shkup

Redaktoi Auron Dodi

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›