E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjermania e Gjelber terheqese per amerikanet

Pasi shpreh gezimin qe ekonomite e te dyja vendeve aktualisht po njohin rritje Obama ka theksuar se aktualisht Shtetet e Bashkuara kane cfare te mesojne nga Gjermania sidomos ne aspektin e zbatimit ne ekonomi te politikes per ruajtjen e ambientit. Gjermania ka treguar se si me me shume angazhim per klimen mund te arrihet me shume rritje ekonomike tha Obama per gazeten Berliner Tagesspiegel.

Shume firma gjermane kane gjetur rruge inovatore se si ne nje ekonomi boterore gjithmone ne ndryshim te zgjerojne teknologjite e reja dhe te rrisin rendesine e tregut per vende pune ambientaliste. Edhe ne Amerike po punojme ne kete drejtim ka thene Obama.

Obama Gjermania e SHBA - ne zemer te perpjekjeve per rritjen ekonomike

Te dyja vendet kane pervoja te ndryshme te cilat edhe percaktojne politikat ekonomike. Ne ne Amerike kemi kujtimin e kohes se depresionit te viteve 30-te ne Gjermani inflacioni i larte ka lene gjurmet e veta. Por qellimet tona jane te njejta. Ne jemi te nje mendimi qe tregjet duhet te funksionojne dhe se Gjermania e SHBA duhet te qendrojne ne zemer te perpjekjeve per rritjen e qendrueshme dhe globale ekonomike. Gjermania ka arritur aktualisht suksese te medha ne drejtim te punesimit tha Obama. Me sa di une sot me shume gjermane se kurre me pare ne historine e Gjermanise se bashkuar kane nje pune.

Te marten Obama fton ne nje banket shteteror per nder te kancelares Merkel ne Shtepine e Bardhe. Ne bisedimet bilaterale do te behet fjale per gjendjen ne Afganistan krizen e borxheve ne Eurozone dhe debatin per pasuesin e drejtorit te FMN-se.

Autor Lindita Arapi afp dpa

Redaktoi Auron Dodi

Lindita Arapi

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›