E Shtunë, 31 Tetor 2026

VMRO e BDI merren vesh per sherbimet sekrete

Eumlshte rene dakord te rritet numri i shqiptareve ne pozitat udheheqese te sigurise shteterore

Dy partneret e koalicionit qeverises VMRO-DPMNE dhe BDI thuhet te kene arritur marreveshje lidhur me projektligjin e ri per sherbimet e sigurise dhe te kunderzbulimit me crast eshte rene dakord qe te rritet numri i shqiptareve ne pozitat udheheqese te ketij segmenti te ndjeshem te sigurise shteterore. Ky propozim-ligj hapi nje front te ri midis partnereve te koalicionit ne ndarjen e vendeve ne te gjitha segmentet ne organet e administrates shteterore te obliguar per siguri dhe mbrojtje. Jo zyrtarisht merret vesh se javen e kaluar ne qeveri eshte mbajtur takimi i BDI-se ku kane marre pjese edhe zevendesdrejtori i Agjencise se Zbulimit AZ Muhamed Ismaili ne lidhje me ligjin per sherbimet e sigurise kombetare. Burimet jozyrtare thone se parimisht eshte arritur marreveshje qe prej 8 drejtorive apo seksioneve ne sherbimin e ri te sigurise shteterore shqiptareve tu takoje nje vend zevendesi ku pritet te emerohet Muhamed Ismaili zevendesdrejtor i tashem i AZ-se. Po ashtu shqiptaret do te udheheqin edhe me dy drejtori te tjera edhe ate per zbulim ku thuhet se do te emerohet Ramazan Serpetova dhe Drejtorine per Krim te Organizuar ku parashihet Arif Asani. Marrja e Drejtorise per Krim te Organizuar jo zyrtarisht thuhet te jete me qellim te berjes se kunderpeshes per seksionin per krim te organizuar ne Sektorin per Siguri Publike SSP ku nuk ka asnje kryeshef shqiptar. Ne sherbimin e ri do te kete 3 deri ne 5 keshilltare te drejtorit prej te cileve po ashtu do te kete nje shqiptar. Ky eshte propozimi i cili eshte shqyrtuar tek Abdylhaqim Ademi koordinatori Tahir Hani Talat Xhaferi Muhamed Ismaili dhe zv.drejtori i DSK Mirvet Elmazi. Kerkesa e Elmazit te jete drejtori i ri SSP-se eshte kuptuar si gje joserioze sepse BDI synon vendin strategjik ministror te resoreve siguri dhe mbrojtje ku minister i ri te jete Talat Xhaferi. Ne te njejten kohe eshte arritur marreveshja qe zevendesminister i ri i MPB-se te jete Zemri Qamili zv.drejtor i tashem i SSP-se qe pastaj Mirvet Elmazi te jete zv.drejtor i SSP-se. Ky eshte rikonstruksioni i ri i vendeve udheheqese te shqiptareve ne rikonstruksionin e eshaloneve.8232BDI pritet te marre edhe 5 vende udheheqese sipas celesit etnik. Sipas nje vleresimi kuturu ne MPB jane te punesuar afer 12000 njerez nga te cilet 1500 jane kuader udheheqes kurse shqiptaret ne keto poste udheheqese kane perfaqesim simbolik.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›