E Diel, 1 Nëntor 2026

VRITET biznesmeni turk me rafineri nafte në Shqipëri

vrasja-610x355Një biznesmen turk është vrarë në Stamboll. Mësohet se Omar Satën, 57 vjeç, kishte një rafineri nafte në Shqipëri.

Lajmin e bën të ditur gazeta e njohur turke Hurriyet.

Sipas kësaj gazete, Satën është ekzekutuar me tre plumba ndërsa ishte në makinën e tij. Ai ka thënë se do dalë të takojë dikë dhe është ekzekutuar në lagjen Atakoj, buzë detit.

Policia turke thotë se personi që ka kryer këtë krim nuk është identifikuar.

Por sipas policisë, Omar kishte probleme me ortakët e tij. Ai kishte shkuar edhe nëpër gjyqe me partnerët e tij. Mësohet se ai kishte probleme me rafinerinë në Shqipëri.

Omar ishte i martuar dhe kishte katër fëmijë.

Ndërkohë që mediat turke shkruajnë se ai ishte pronar rafinerie në Shqipëri, në vendin tonë ka vetëm një rafineri, ajo e ARMO-s dhe ai nuk figuron si pronar.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›