VV djeg paktin me Serbine

Lëvizja Vetëvendosje e djeg në mënyrë simbolike marrëveshjen e arritur më 19 prill, midis Kosovës dhe Serbisë, dhe fton qytetarët të bashkohen në protestë kundër saj, të enjten në orën 9:00.
Aktivistë të Vetëvendosjes u mblodhën mbrëmjen e së martës në sheshin kryesor të Prishtinës, për t’i thënë edhe një herë ‘jo’ kësaj marrëveshje. Ata fillimisht vendosën togfjalëshin “Marrëveshja me Serbinë”, për të djegur pastaj, veç e veç, secilën shkronjë të saj. “Serbisë ia garanton kontrollin mbi asociacionin e komunave me shumicë serbe, legalizimin e strukturave të paligjshme armiqësore të Beogradit, si dhe ndarjen e një pjese të Gjyqësorit, enkas për veriun”, tha Berat Lahu, kryetar i qendrës së Vetëvendosjes në Prishtinë. Aksioni u zhvillua shumë pranë ndërtesës së qeverisë, ndërsa përve dhjetra aktivistëve dhe qytetarëve të tjerë, të cilët u mblodhën në vendngjarje, i pranishëm ishte edhe vet kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti. Aktivitet i ngjashëm u zhvillua edhe në 27 qendra të Kosovës. / Top Channel