E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vace Zela, jehona e zerit te saj

Anisa Ymeri

Ditet i shkojne larg Shqiperise, por urimet per vjetorin e 69-te te lindjes se saj, per zerat nga Shqiperia s'i munguan. Presidenti Bamir Topi ishte nje nder ata qe e uroi Vace Zelen nepermjet telefonit, duke i uruar jete te gjate. Vace Zela, ajo qe u shnderrua me pas ne mbretereshen e skenes shqiptare, e jehona e zerit te saj shkoi shume pertej, ne skenat e botes. Erdhi ne jete ne nje dite jo si gjithe te tjerat. Ishte 7 prill 1939, kur ne portin e Durresit zbarkuan trupat italiane! Ate dite erdhi edhe ajo ne jete, por tej, ne Lushnje. Ajo qe u be artistja e popullit tone, ndoshta edhe pasi karriera e saj mori udhe te pakthyeshme s'do e kish marre kurre me mend se zeri i saj nepermjet kenges shqipe do ta benin pjese te librit te 500 personaliteteve me me shume influence ne bote. Duke u shnderruar ne te vetmen shqiptare deri me tani qe e mban kete kurore mbi kryet e saj, dhene nga Instituti i Biografive ne Amerike.

Skenen e ka shkelur qe kur ishte femije, ne qytetin e saj te lindjes per te vijuar me pas me skenat e medha qe i sollen edhe cmimet e medha.

Asokohe, para viteve 1990, skena e Festivalit te Kengen ne RTSH nuk mund te kuptohej pa zerin e Vace Zeles. Ndersa sot, teksa flet per kengen e lehte shqiptare, eshte Vacja ajo qe te bie fill nder mend. Pasi jehona e zerit te saj eshte ende nder ne dhe duket se s'ka per t'u shuar kurre.

Po sot, ajo gjendet larg Shqiperise, tej, ne Zvicer. Eshte pikerisht ne ate vend kur shenohet edhe dalja e fundit ne skene. Ishte viti 1991 dhe jane shqiptaret qe jetojne atje deshmitare te te fundit ngjitje ne skene te Vace Zeles.

Semundja qe e ka kapluar prej vitesh e ka ndare nga skena, por kurrsesi nga shqiptaret. Asaj i kujtohet cdo vit lindjeje, merr urime edhe prej atyre qe s'mund ta urojne drejtpersedrejti. Pasi ka per te mbetur zeri i jashtezakonshem qe mbushte me energji skenat shqiptare.

E urimi i gjithe shqiptareve ne kete 69-vjetor te lindjes se saj eshte: "Jete te gjate"! Ndersa deshira e saj me e madhe mbetet vetem nje: Kthimi i saj ne Shqiperi, ne token ku mori famen dhe emocionet e kenaqesine me te madhe ne jeten e saj.

Kujt s'i ka rene ne sy ballkoni me lule ne qender te Tiranes, prane sheshit "Avni Rustemi" ne Tirane. Ballkoni i shtepise se saj, vazhdon te jete i mbushur plot me lule. Sepse ajo nuk ishte vetem kengetare, por edhe "gruaja e luleve". Per to kujdeset e motra e saj, sigurisht me shpresen se nje dite ajo do t'i preke ato serish.

Ajo u ngjit ne skenen tone qe ne festivalin e pare, ne vitin 1962, qe u mbajt ne radio dhe me vone ne radiotelevizion, qe prej organizimit te pare te tyre ne vitin 1962 dhe deri ne vitin 1981. Ishte ky vit kur u largua nga skena e festivalit, me trofeun e cmimit te pare. Ndersa kontributi i saj i madh eshte edhe ne muziken e filmave, ku ka interpretuar ne numer te konsiderueshem te kengeve.

Kenget e Vace Zeles

Ikona e kenges shqipe, e mbretereshe e skenes sone, trofete e saj erdhen njeri pas tjetrit. Jane kenge qe kane per te mbetur ne fondin e arte te muzikes shqiptare, si "Celu si mimoza", "Djaloshi dhe shiu", "E dua vendin tim", "Endrra ime", "Lemza", "Nenave shqiptare", "O diell i ri", "Sot mbusha 20 vjet", "Te lumtur te dua" dhe shume e shume te tjera, qe ndonese mund te mos jene vleresuar me cmime, mbeten nder kenget me perfaqesuese te muzikes se lehte shqiptare.

Dekorata e tituj

Ndersa titujt per kengetaren nuk munguan vit pas viti e dekade pas dekade. "Artiste e Merituar" ne vitin 1973, "Artiste e Popullit" ne '77-en, "Mjeshtre e madhe e punes", "Qytetare nderi e Lushnjes". Ndersa ish-presidenti Alfred Moisiu i akordoi urdhrin "Nderi i Kombit". Cmime te tjera ka marre edhe jashte territorit te Shqiperise. Ajo ka marre "Diskun e Arte" nga Amerika, per kontribut ne shoqeri ne vitin 1997, eshte zgjedhur gruaja e vitit 1997-1998 ne Kembrixh te Anglise, "Mikrofoni i Arte", nga Ministria e Kultures e Kosoves, "Cmimi i karrieres" e shume te tjera.

Presidenti Topi uron Vace Zelen

Presidenti Topi uron kengetaren e madhe shqiptare Vace Zela me rastin e 69-vjetorit te lindjes, nepermjet nje bisede telefonike. Sipas nje njoftimi mesohet se "Presidenti Topi shprehu urimet me te mira e te perzemerta me rastin e 69-vjetorit te lindjes se ikones se shenjte te muzikes shqiptare - interpretueses se jashtezakonshme te kengeve te muzikes se lehte e popullore shqiptare, duke i uruar njekohesisht edhe shendet te mbare dhe jete te gjate". Mesohet gjithashtu se Vace Zela e falenderoi nga zemra Presidentin per urimet dhe interesimin qe tregon ne vazhdimesi per figurat e shquara kombetare dhe sidomos ato te fushes se artit e kultures".


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›