E Shtunë, 31 Tetor 2026

Plas arma ne loje futbolli

Nje loje futbolli eshte pergjakur, pasi gjithcka degjeneroi ne kercitje pistoletash per shkak te gjaknxehtesise. Ngjarja ndodhi dje, ne oren 13:30 ne oborrin e shkolles, ne fshatin Budisalc te Klines. Policia tha se nje 35-vjecar shqiptar duke luajtur futboll me shqiptarin tjeter 24 vjec, ka nxjerre pistoleten nga trupi dhe e ka qelluar me te riun, duke e plagosur ne kembe. Gjithcka ndodhi gjate ndeshjes se futbollit. Viktima eshte derguar ne Spitalin e Pejes, ku, sipas mjekut kujdestar, jeta e tij eshte jashte rrezikut. Sakaq policia arrestoi te dyshuarin dhe i konfiskoi armen e krimit.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›