Vajza 18 vjeçe me të dashurin u grabit prindërve 40 mln Lekë e 88 mijë Fraga

Durrës- Një adoleshente është arrestuar nga policia e Durrësit pasi akuzohet se ka grabitur në mënyrë sistematike, përgjatë gjashtë muajve, një sasi të madhe parash nga kasaforta e të atit brenda banesës së tyre.
Policia tha se 18-vjeçarja Fatma Buziu, dyshohet se ka vjedhur 88 mijë franga dhe 40 milionë lekë të vjetra nga buxheti i familjes, nga muaji korrik deri në dhjetor të vitit 2012.
Ka qenë denoncimi i të atit të vajzës, i cili ka nisur edhe hetimet e policisë, duke mos ditur që ishte pikërisht e bija ajo që kishte realizuar supervjedhjen.
Vajza kishte një të dashur dhe së fundmi kishte nisur të bashkëjetonte me të duke marrë edhe një apartament me qera. Policia e qytetit bregdetar tha se asaj iu gjetën 600 mijë lekë në momentin e arrestimit, në apartamentin ku jetonte me qera, teksa tha se i kishte shpenzuar paratë e tjera që i kishte grabitur familjes së saj.
Ndërkohë pas zbulimit të ngjarjes i ati i 18-vjeçares tha se i kishin marrë paratë e së motres që ishte emigrante në Zvicër. Shkëlqim Buziu tha se me paratë që e bija dhe i dashuri i saj i kishin marrë nga kasaforta kishin blerë një makinë tip ‘Benz Regina’. Ai tha se i ka ka kërkuar së bijës t’i kthehen paratë dhe ajo i ka dhënë vetëm 600 mijë Lekë. Sakaq ai thotë se kërkon që prokuroria të zbardhë çështjen e t’i kthehen të gjitha paratë e grabitura nga e bija dhe i dashuri i saj.
/IDEA/
Na ndiqni në: @GazetaIdea në Twitter/Gazeta Idea (Faqja Zyrtare) në Facebook
Ndani me ne komentet tuaja: