E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rajoni, BE dhe kercenimet mes tyre

Bernd Riegert

Si do te vazhdohet me tej me Ballkanin? Kjo ishte ceshtja qe i preokupoi me se shumti te 27 ministrat e Jashtem te BE-se ne takimin e tyre ne Berdo te Sllovenise. Pa ndonje rezultat te dukshem. Ministrat e Jashtem te BE-se vazhdojne ta mbeshtesin anetaresimin e vendeve te Ballkanit ne BE, por se si do te arrihet kjo ne rastin e Serbise dhe te Kosoves, mbetet me pikepyetje edhe pas ketij takimi joformal. Serbia shihet nga Bashkimi Evropian me te drejte si nje element i pashmangshem i nje Ballkani te qendrueshem. Ceshtja, ndaj te ciles, ministrat e jashtem nuk kane gjetur ende pergjigje, eshte se si mund te bindet Serbia per te mos vazhduar te kundershtoje pavaresine e Kosoves. Sepse vetem keshtu te dy shtetet mund te pranohen dikur ne bashkesine evropiane. Ne tryezen e rrumbullaket te Ministrave te Jashtem me perfaqesuesit e Ballkanit, ku per here te pare merrte pjese kryeministri i ri i Kosoves se pavarur, Jeremici mungonte.

Greqia kercenon

E pazgjidhur vazhdon te mbetet grindja mes Maqedonise dhe Greqise per ceshtjen e emrit. Ministrja greke e puneve te jashtme Dora Bakojani, pas nje takimi me homologun e saj maqedonas, kercenoi me veton e Greqise ndaj anetaresimit te Maqedonise ne NATO, ne rast se kjo e fundit nuk e ndryshon emrin. Ministri i jashtem i Maqedonise, Antonio Miloshoski, nuk tregoi mirekuptim per qendrimin grek: "Kur morem pjese ne trupen paqeruajtese te NATO-s ne Afganistan me emrin Maqedoni, pse te mos ftohemi me emrin Maqedoni edhe ne tryezen e gjelber te NATO-s ne Bukuresht? Nuk e kuptojme, se si dikush mund te kete problem me kete", tha Miloshoski.

S'ka recete per Serbine

Per Serbine ministrat nuk gjeten ndonje recete magjike. Ata e joshin me marreveshje per lehtesime vizash perkunder qendreses nga ana e Holandes dhe Belgjikes, te cilet ngulin kembe qe te dorezohen kriminelet e luftes. Ne thelb mbetet vetem nje fije shprese, qe ne zgjedhjet parlamentare te majti te fitojne partite proevropiane dhe jo nacionalistet radikale. Por as kjo nuk do ta ndryshonte qendrimin e pergjithshem ndaj Kosoves. Pavaresia refuzohet pothuajse nga te gjitha partite.

Deshtoi dhe Sllovenia

Se sa qesharake eshte situata per dike qe nuk merret me diplomaci, e nxori ne pah takimi i Berdos. Kryesia sllovene nuk arriti t'i ulte ne nje tryeze kryeministrin e Kosoves dhe Ministrin e Jashtem te Serbise. Madje u shmangen edhe takimet brenda nderteses. Vuk Jeremici takoi pikerisht ata ministra, ndaj vendeve te te cileve i ka terhequr ambasadoret, ne shenje proteste ndaj njohjes se Kosoves, dhe u kerkoi atyre qe te mbeshtesin anetaresimin e Serbise ne BE. Ministrat e jashtem te BE-se, qe nuk e njohen Kosoven, degjuan sqarimet e kryeministrit te Kosoves, Hashim Thaci, i cili per ta nga ana ligjore nuk ka asnje post. Delegacioni i Kosoves perfaqesohej nga flamuri i OKB-se, ashtu sic e parasheh rezoluta 1244, per te shmangur keshtu refuzimin e pjesemarrjes serbe.

Nuk ka nevoje te jesh "profet" per te konstatuar qe BE-ja duhet te punoje shume per te shkoklavitur kete gogel. Ceshtja ende e pazgjidhur mes Maqedonise, qe eshte kandidate per anetaresim, dhe anetares se vjeter, Greqise, per ceshtjen e emrit, eshte vetem maja e fundit e malit te problemeve. Po te perfshish edhe problemet e brendshme ne Bosnje-Hercegovine, shikon se BE-ja rrezikon t'i hape vetes nje sere problemesh te brendshme, ne se vendos t'i antaresoje ato me heret. Ballkanit duhet t'i thuhet: Vetem kur te jene zgjidhur mosmarreveshjet mes shteteve, ka ardhur koha per anetaresim. Perndryshe BE-ja nuk do te ishte ne gjendje te vepronte, sepse cdo vend anetar do te bllokonte marrjen e vendimeve. Grindja disavjecare mes Qipros dhe Turqise, qe eshte nje vend kandidat, duhet te behet mesim.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›