E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vajza e Moore-Willis shkelqen ne muzike

Me gjakun që i rrjedh ndër vena, vajza e dy yjeve të Hollivudit, Demi Moore dhe Bruce Willis, nuk është e çuditshme përse ka nisur edhe ajo në rrugën e saj drejt majave.

19-vjeçarja adoleshente fitoi vëmendjen e mediave rozë duke regjistruar një duet me njerkun e saj aktor, Ashton Kutcher. Dyshja filmoi veten duke bashkëpunuar në këngën e quajtur “My Sober”.

32-vjeçari Ashton luante në kitarë ndërsa Scout këndonte. Zëri i saj mbresëlënës bën të mendosh se vajza do të kishte më shumë sukses në një karrierë paksa më të ndryshme se ajo e nënës, duke iu futur rrugës si këngëtare.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›