Vajza e bin Laden: Im at u kap gjallë dhe më pas u vra

Vila ku jetonte bin Laden
Vajza e Osama bin Laden ka thënë se i jati i saj është kapur i gjallë nga ana e forcave amerikane dhe më pas është vrarë. Lajmi bëhet i ditur nga ana e Al Arabiya, që citon një burim të forcave të sigurisë amerikane. Forcat e Seals Team, gjithmonë sipas vajzës së Osama bin Laden, e kishin kapur në shtëpine tij kreun e Al Kaedas dhe e kishin transportuar në një vend tjetër, ku e kanë vrarë. Pra, sipas saj, bin Laden nuk është vrarë në banesën e tij në Abbottabad. Versioni zyrtar i amerikanëve është se bin Laden u vra gjatë shkëmbimit të zjarrit në kohën e operacionit për kapjen e tij.