Vajza e fabrikës së shkrepëseve
Kjo vajzë quhet Iris. Ajo jeton me prindër problematikë dhe jeta e saj sociale është katastrofë. E kur bie shtatzënë pas një mbrëmjeje që ka kaluar me një burrë i cili e kishte marrë për prostitutë, Irisi vendos: Boll më! Dhe bën plan për tu hakmarrë. Vajza e fabrikës së shkrepëseve i vitit 1990, 66 min., është pjesë e trilogjisë që regjisori finlandez Aki Kaurismäki ka realizuar mbi jetën e njerëzve të klasës punëtore. Luajnë: Kati Outinen, Elina Salo dhe Esko Nikkari. Filmi shfaqet sonte, ora 19.00 në kinemanë e Akademisë Marubi.
Ndërsa nesër, në bashkëpunim me Ambasadën e Spanjës në Shqipëri, nga cikli mbi Dokumentarin Spanjoll shfaqet Në ndërtim film i regjisorit José Luis Guerin, i vitit 2001, 125 min.