Vendi i shumë zërave
Quhet dokumentari i realizuar dhe prodhuar nga Gérard Alba e Jowlle Duparc që prezantohet më 11 prill në Paris. Le Pays aux voix multipleks (Vendi i shumë zërave)
Shfaqet në prani të autorit Gérard Alba në Maison des Associations. Alba është një njeri i pasionuar pas trashëgimisë muzikore të Shqipërisë, veçanërisht pas këngëve polifonike të krahinës së Labërisë, shpallur nga Unesco Trashëgimi Botërore e njerëzimit. Alba e ilustron këtë interes tiji me historinë e grupit Vranisht. Këngëtarët e këtij grupi këndojnë ku të munden në festa apo fushata elektorale.
Shfaqja e dokumentarit bëhet e mundur nga Shoqata Albania.