Vajza e re u godit në kokë, acarohet deputeti i PD: Mos qëlloni fëmijët, nesër do ikë ai, do mbani përgjegjësi! Mos i shërbeni krimit
Deputeti i Partisë Demokratike, Bledion Nallbati, i cili ishte prezent në momentet e përplasjes mes policisë dhe protestuesve, i është drejtuar uniformave blu, duke i kërkuar që të mos qëllojnë të rinjtë.
Demokrati i bën thirrje uniformave blu të mos i shërbejnë krimit, pasi do te mbani pergjegjesi.
“Pse ju gjuani qytetarëve, pse i gjuani të rinjve. Mos i shërbeni krimit, se do ik ai nesër, do mbani përgjegjësi për të gjithë. Tju vijë turp”, dëgjohet ti drejtohet deputeti i PD, Bledion Nallbati policisë.
Kjo situate tensioni erdhi pasi nje vajze e re mbeti e plagosur ne koke ne momentin kur policia sulmoi protestuesit.