E Diel, 1 Nëntor 2026

Opozita në protestë me studentët, Këlliçi: S’jemi në garë se kush do të bëhet kryeministër, qëllimi rrëzimi i Edi Ramës dhe krijimi i një qeverie teknike

Nënkryetari i PD-së, Belind Këllici ka deklaruar se pjesëmarrja e demokratëve në protestën e studentëve kishte për qëllim rrëzimin e Edi Ramës.

Këlliçi shprehet se demokratët i janë bashkuar thirrjeve të shumta të studentëve, të cilët kërkojnë që opozita t’i mbështesë në këtë kauzë.

Demokrati është shprehur më tej se pjesëmarrja e tyre në këtë tubim nuk kishte për qëllim garën se kush do bëhej kryeministër, por për të larguar kryeministrin aktual dhe krijimin e një qeverie teknike.

“Dua t’ju garantoj se mund te hyjmë edhe në telefonin tim në këto momente dhe t’ju tregoj se ka studentë tjerë që kërkojnë mbështetjen e deputetëve, mbështetjen e opozitës dhe kërkojnë që në shesh të jenë të gjitha, qoftë forcat politike, qoftë partitë e vogla, qoftë partitë e mëdha apo njerëz me apo pa bindje politike. Këtu nuk jemi në një garë se kush do bëhet kryeministër. Këtu jemi me një qëllim të vetëm largimin e Edi Ramës dhe ky është i vetmi objektiv. Largimi i Edi Ramës, krijimi i qeverisë teknike dhe mbajtja e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. Më pas se kush fiton le ta vendosin qytetarët shqiptarë me një program të qartë dhe me zgjedhje ku nuk garohet me banda kriminale, siç bën Edi Rama, por garohet me program”, theksoi Këlliçi.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›