E Diel, 1 Nëntor 2026

Vajza “sekrete” e Putin ndalet në Paris nga gazetari ukrainas: Babai yt më vrau vëllanë

Luiza Rozova, e dyshuar si vajza sekrete e presidentit rus Vladimir Putin, ka kërkuar falje për luftën në Ukrainë, pasi u përball në Paris me një gazetar ukrainas.

Sipas “New York Times”, Rozova u ndal në rrugët e Parisit, nga gazetari Dmytro Sviatnenko, vëllai i të cilit u vra në një sulm ajror rus.

22-vjeçarja u filmua nga ai, duke thënë se i vinte “shumë keq” për luftën, por theksoi se nuk kishte fuqinë për ta ndalur.

“Fatkeqësisht, unë nuk jam përgjegjëse për këtë situatë”, është shprehur Rozova, e cila mbante një maskë në fytyrë dhe shoqërohej nga një truprojë.

Gazetari ukrainas iu drejtua po ashtu vajzës së Putinit me fjalët ”Tre javë më parë, babai yt vrau vëllain tim”, dhe e pyeti nëse ajo e mbështet luftën e Putinit.

Rozova u përgjigj: “Çfarë lidhje ka kjo me mua?”, ndërsa Sviatnenko i tha: “Ai është babai yt. Të paktën mund ta telefonoje dhe t’i thoshe: ‘Baba, ndalo bombardimet mbi Kievin”.

Rozova, sipas mediave është fëmija i marrëdhënies së Putinit me ish-të dashurën e tij Svetlana Krivonogikh, multimilionere e njohur në Rusi.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›