E Diel, 1 Nëntor 2026

Vajzat e aksidentit të Himarës nuk pranojnë dëmshpërblimet, i konsiderojnë shuma qesharake

himaraNa pritën në një nga zyrat e tyre  dhe secilës i komunikuan shumën  që do të përfitonte. Mua më thanë se  shuma është vetëm 4 milionë lekë të vjetra. Kjo shumë është përcaktuar,pasi sipas tyre nuk kemi dëmtime aq serioze. Unë nuk e pranova këtë shumë, pasi për mua është tallje. Të mbetem sakate  e të marr 4 milionë lekë. Kjo është  vërtet fyerje.Doja të ikja jashtë shtetit për të bërë ndërhyrje kirurgjikale,pasi këtu dihet si është,por me këto pra nuk mund të bëj asgjë.  

Kështu është shprehur një nga studentet e tragjedisë së Himarës.Të gjitha vajzat nuk kanë pranuar të firmosnin dokumenta te  dëmshpërblimit duke i konsideruar shumat qesharake.

Ka pasur  raste  kur janë vlerësuar me 250 mijë lekë të vjetra, kur vetëm trauma që  ka pësuar nuk vlen aq pak. Pasi pashë shifra të tilla  vendosa  të mos e mësoj fare  shumën që më është ofruar ka deklaruar për Shqip, Griselda Zeneli.

Gjithashtu  kompania  ka pohuar se nuk do të dëmshpërblejë  Eriselda Guvberen dhe Florije Peçin, pasi ka mbuluar shpenzimet e tyre gjatë kurimit jashtë vendit.

Vajzat shprehen të gjitha se nuk jnë dakort me shumën dhe  se do protestojnë  duke filluar që sot./A.XH

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›