Vajzat e ekranit, përkrahin PD-në

Konventa e Partisë Demokratike të Shqipërisë për barazinë gjinore, nuk ka qenë vetëm e politikaneve, por edhe e artisteve. Në platenë qendrore të Pallatit të Kongreseve në Tiranë të premten ka pasur një prezencë të madhe të femrave të spektaklit.
Olta Gixhari, Aurela Hoxha, Elena Lika, Çiljeta Xhilaga, Greta Koçi, Soni Malaj, Armina Mevlani dhe Bleona Qereti, kanë qëndruar për rreth dy orë duke ndjekur prezantimet e zyrtareve të PD-së për barazinë gjinore.
Të veshura shik dhe serioze, vajzat e ekranit duartrokisnin me entuziazëm fjalimet, e sidomos ardhjen e kryeministrit të Shqipërisë, Sali Berisha.
Njëra prej tyre, këngëtarja Bleona Qereti ka mbajtur edhe një fjalim të shkurtër në Konventë ku ka vënë theksin te reformat e ndërmarra nga qeveria shqiptare. /Indeksonline/