E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Bashkëshortja" e Ritës dhe heroina

Modelja e njohur, Cara Delevigne, e njohur edhe si ''bashkëshortja" e Rita Orës, mund të jetë përdoruese e rregullt e heroinës.

Mediat britanike kanë publikuar fotografi, ku Sara nxjerrë nga shtëpia një pako me pluhur të bardhë, gjë që ka bërë që miqtë e saj menjëherë të shprehin frikën se shëndeti i saj mund të jetë në rrezik.

Qeska e vogël i ka rënë nga kuleta modeles 20-vjeçare, ndërsa ajo bëri sikur po kërkonte çelësat, duke e mbuluar qeskën me shpejtesi me këmbë.

Ajo është bërë modelja më e madhe britanike që prej kohës së të madhes Kate Moss, dhe si mikeshë e saj, ajo ka reputacion për festa të çmendura. /Indeksonline/

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›