E Martë, 3 Nëntor 2026

“Vajzë Fest” një festival dhe destinacion turistik

Kjo fundjavë ka bashkuar teatrin, filmat, një ekspozitë pikture dhe një festë tradicionale të përvitshme në fshatin Vajzë, në Bashkinë e Selenicës. 
 
Të gjitha bashkë kanë krijuar “Vajzë Fest” një festival i cili po konsolidohet prej vitesh.

Aktiviteti veror është një iniciative e Arkivit Qendror Shtetëror të Filmit, i cili po bashkëpunon me autoritetet lokale për të shfaqur filma artistikë krahas performancave teatrore, artistike apo tureve të turizmit kulturor.

Kjo veprimtari organizohet në funksion të gjallërimit të jetës në fshat dhe promovimit të vlerave të zonës.

Fshati me një vendodhje të lakmueshme dhe me njerëz që i kanë dhënë vlera trashëgimisë historike dhe kulturore të Vajzës,  po promovon tashmë këtë traditë duke synuar që në të ardhmen të jetë edhe një destinacion turistik .

“Vajzë Fest” do të vazhdojë tre ditë.

Gazetare Megi Mëhilli

/ rtsh /

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›